Gjykimi në Hagë, Bekim Jashari : Shqetësuese pretendimet e Prokurorisë rreth luftës sonë çlirimtare

E publikuar: 10/02/2026 20:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykimi në Hagë ka hyrë në fazën finale. Prokuroria të hënë ka kërkuar dënim me nga 45 vjet për ish-krerët e UÇK-së.

Ndaj këtyre zhvillimeve ka reaguar pjestari i familjes Jashari, Bekim Jashari.

Përmes një postimi në Facebook, ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka shkruar se me shqetësim të madh po ndjek pretendimet e rrezikshme të Prokurorisë së Gjykatës Speciale rreth luftës sonë çlirimtare.

Sipas tij, të gjitha këto akuza janë vazhdimësi e gjithë propagandës serbe.

“Vendimet e kësaj gjykate duhet të jenë të mbështetura në fakte, e faktet dhe argumentet janë në anën e popullit që kërkoi liri dhe krijoi UÇK-në, e cila fitoi mbështetjen ndërkombëtare të miqve tanë dhe, bashkë me NATO-n, sollën lirinë tonë”, ka shkruar Jashari.

Postimi i plotë i tij: