Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas konsultimeve me partitë politike e ka thirrur seancën konstituive për Kuvendin e Kosovës për 11 shkurt ora 12:00.
Të martën më 10 shkurt, kryetari i legjislaturës së kaluar i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha e ka thirrur një takim me përfaqësues të partive politike, tema pikërisht seanca konstituive.
Aty, në mbledhje, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka kërkuar që seanca të shtyhet për një orë tjetër, pasi gjatë ditës mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë e ka fjalën saj.
Basha në konferencë për media, ka thënë se të gjitha partitë politike u pajtuan që seanca të shtyhet për ora 17:00.
“Data mbetet nesër, ora ka ndryshuar, kjo ka qenë me kërkesë të nënkryatares së PDK-së Vlora Çitaku, për shkak se nesër mbrojtja në Gjykatës Speciale do të ketë fjalën e vet, në respekt të asaj që po ndodh në Hagë, mbledhja e seancës konstituive do të mbahet në ora 17:00”, ka thënë ai. /Gazeta Express



















