Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza e ka quajtur lajm të mirë lirimin me kusht të Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Haxhi Shalës, por thekson se ky gëzim nuk është i plotë as për ta e as për Kosovën sepse në Hagë padrejtësisht po mbahen edhe çlirimtarët e tjerë.
“Më në fund erdhi një lajm i mirë. Lirimi me kusht i Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Haxhi Shalës është një lajm i gëzueshëm për familjet e tyre dhe për të gjithë ne që besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve tanë. Megjithatë, ky gëzim nuk është i plotë, as për ta e as për ne. Në Hagë po vazhdojnë të mbahen padrejtësisht edhe çlirimtarë të tjerë. Dhe përderisa edhe një i vetëm prej tyre nuk është kthyer në shtëpi, drejtësia mbetet e mangët. Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e pastër dhe çlirimtare, e udhëhequr nga ideali i lirisë dhe nga mbrojtja e popullit tonë”, ka shkruar Hamza.


















