Drejtori ekzekutiv i Washington Post, Will Lewis, ka dhënë dorëheqjen pas polemikave rreth shkurtimeve të rreth 300 vendeve të punës në gazetën prestigjioze të Jeff Bezos.
Lewis tha se e mori këtë vendim të vështirë “për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme për The Washington Post”.
Ai u punësua nga Bezos në fillim të vitit 2024 me qëllim transformimin e gazetës dhe përfundimin e viteve të humbjeve financiare dhe rënies së lexueshmërisë.
Ai dha dorëheqjen vetëm disa ditë pasi kompania uli stafin e saj me 30%, duke shkaktuar kritika nga punonjësit aktualë dhe ish-punonjësit e Post.
Marty Baron, ish-redaktori i njohur i Post, e quajti atë një nga “ditët më të errëta në historinë e një prej gazetave më të mëdha në botë”, transmeton ANSA.
Lewis do të zëvendësohet nga Jeff D’Onofrio, ish-drejtori financiar i gazetës


















