
Hristijan Mickoski Foto-Instagram
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski deklaroi se ligji për gjuhët lejon që provimi i jurisprudencës të mbahet në shqip, pas kërkesës së studentëve shqiptarë të juridikut, të cilët dorëzuan peticion në institucione për ta realizuar këtë të drejtë.
Ai tha se ligji i gjuhëve është i qartë, prandaj edhe provimi në gjuhën shqipe mund të mbahet.
“Ligji për gjuhët është i qartë në këtë rast. Nëse dikush kërkon dhënien e provimit në shqip, duhet t’i lejohet”, deklaroi Mickoski.


















