Presidenca ka ndarë përmbledhjen e vizitave zyrtare të presidentes Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Osmani gjatë vizitës në Emiratet e Bashkuara, ku ka qëndruar me ftesë të Presidentit të Emirateve, ka marrë pjesë në Samitin Botëror të Qeverisjes në Dubai, si dhe ka takuar homologë të saj dhe përfaqësues shtetesh nga shumë vende të botës.
Presidentja gjatë kësaj vizite zyrtare ka takuar: Presidentin e Emirateve, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan; Presidentin e Zvicrës, Guy Parmelin; Presidentin e Sierra Leones, Julius Maada Bio; Presidentin e Etiopisë, Taye Atske Selassie; Presidenten e Tanzanisë, Samia Suluhu; Presidentin e Timorit Lindor, José Ramos-Horta; Kryeministrin e Mbretërisë së Esëatinit, Russell Mmiso Dlamini; Kryeministrin e Çadit, Allamaye Halina; Kryeministren e Mozambikut, Maria Benvinda Levy; Kryeministrin e Lesotos, Sam Matekane ; Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, L.T. Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan; Ministrin e Punëve të Jashtme të Vanuatus, Marc Ati; Ministrin e Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo; Sheikha Latifa bint Mohammed bin Rashid Al Maktoum, Kryetare e Autoritetit të Kulturës dhe Arteve; Ministra të qeverisë së Emirateve, përfshirë Ministrin e Punëve të Jashtme, Ministrin e Energjisë, Ministrin e Drejtësisë; Kryetarin e Këshillit të Mediave të Emirateve të Bashkuara Arabe (UAEMC), Sheikh Abdulla bin Mohammed bin Butti Al Hamed dhe përfaqësues të shumtë të organizatave ndërkombëtare e agjencive të shumta.
Ndërkohë, gjatë Samitit, Osmani po ashtu ka mbajtur tri fjalime ku ka përçuar vizionin e qartë të Kosovës si një shtet i orientuar drejt zhvillimit afatgjatë, i gatshëm për ekonominë e gjeneratës së ardhshme dhe i hapur për bashkëpunim ndërkombëtar.
Ajo ka shpalosur rrugëtimin transformues të vendit, nga rindërtimi pas luftës drejt konsolidimit të një shteti të bazuar në sundimin e ligjit, forcimin e të drejtave themelore dhe vendosjen e dinjitetit njerëzor në qendër të inovacionit dhe qeverisjes moderne.
Po ashtu, e para e shtetit mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Vëllazërisë Njerëzore dhe ceremoninë vjetore të Çmimit Zayed për Vëllazëri Njerëzore, të mbajtura në Abu Dhabi, me ftesë të organizatorëve të këtij forumi global për paqe, dialog dhe bashkëpunim ndërkombëtar.
Gjatë qëndrimit në Emirate, presidentja i ka ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave Emirates organizatës ‘Red Crescent’, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e jashtëzakonshëm humanitar të kësaj organizate për popullin e Kosovës. Medalja u pranua nga Kryetari i Bordit të Drejtorëve të Emirates Red Crescent, Dr. Hamdan Musallam Al Mazrouei.
Presidentja po ashtu është intervistuar nga mediat ndërkombëtare, duke përfshirë: India TV; CNN Arabic; Newsweek; Arabian Radio Netëork (ARN), dhe Dubai TV.


















