I akuzuar për grabitje, ky është kosovari i kërkuar që u ekstradua sot nga Britania

E publikuar: 05/02/2026 21:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datë 05.02.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit Kosovar R.K. nga Britania e Madhe për në Kosovë.

Në media raportohet se bëhet fjalë për shtetasin Rinor Korqa.

“I dyshuarit ishte arrestuar nga autoritete e Britanisë, pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës, për veprat penale “Grabitje” dhe se i njëjti iu ishte shmangur drejtësisë”, thuhet në njoftim e policisë.

Aty thuhet se ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve të R. Kosovës dhe atyre Britanike.

I dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Prishtinës për vazhdim me procedurat tjera ligjore.