“Unaza e çeliktë” bllokon Gjilanin – Policia në kërkim të të dyshuarve për plagosjen e 40-vjeçarit

E publikuar: 04/02/2026 22:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Gjilanit ka aktivizuar “Unazën e çeliktë” për kapjen e personave të përfshirë në rastin e plagosjes së 40-vjeçarit, Arsim Krasniqi.

Gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj raporton duke iu referuar burimeve se të gjitha rrugët dalëse të qytetit janë bllokuar në kuadër të këtij operacioni policor.

Sipas informatave, bëhet fjalë për më shumë se një person të përfshirë, ndërsa automjeti i dyshuar është i tipit “Audi”.

Plagosja ndodhi në afërsi të një pike karburanti në rrugën Gjilan-Kamenicë, ndërsa gjendja e 40-vjeçarit u raportua si e rëndë.