Manipulimi i rezultateve, edhe Prokuroria në Gjilan nis intervistimin

E publikuar: 03/02/2026 11:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu, e ka konfirmuar për Gazetën Express se kanë nisur intervistat lidhur me manipulimin e rezultateve në rajonin e Gjilanit.

“Kanë filluar intervistat lidhur me manipulimin e rezultateve zgjedhore në regjionin e Gjilanit”, tha Kadriu.

Pas rinumërimit të të gjitha vendvotimeve janë evidentuar parregullsi në numërimin e votave për kandidatët për deputetë.

Për këtë çështje, tashmë janë ndërmarrë veprime në Malishevë, Podujevë, rajonin e Mitrovicës dhe Prizren.