Policia bastisi shtëpinë e gardianit të arrestuar për drogë – ky është emri i tij

E publikuar: 02/02/2026 23:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një gardian është suspenduar nga puna pasi dyshohet se është zënë duke tentuar të fusë substanca narkotike nga jashtë tek një i burgosur.

Në media raportohet se bëhet fjalë për Sebastian Delijaj.

Sipas raportimeve, zyrtari i Shërbimit Korrektues ka rënë në gjurmë të hetuesisë dhe është arrestuar. Po ashtu,  bëhet me dije se atij i është bastisur edhe shtëpia.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka ndërmarrë masa të menjëhershme disiplinore ndaj zyrtarit në fjalë, duke e suspenduar atë nga detyra.