Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se Njësia A5 është ndalur nga operimi rreth orës 20:25, për shkak të një rrjedhjeje të evidentuar në sistemin gypor në kuotën 10–15 metra, transmeton IndeksOnline.
Ndalja e njësisë është kryer në përputhje të plotë me standardet teknike dhe operative të sigurisë, me qëllim parandalimin e çdo defekti potencial me përmasa më të mëdha dhe për të mundësuar kryerjen e sanimeve të nevojshme teknike.
Aktualisht, KEK vazhdon operimin sipas planit dhe Bilancit të Energjisë Elektrike, me katër njësi prodhuese në operim: A3, A4, B1 dhe B2.

















