Hasani shkëlqen në fitoren e Amedspor, shënon dy gola

E publikuar: 01/02/2026 19:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Florent Hasani ka zhvilluar një tjetër paraqitje të shkëlqyer në kampionatin turk, duke qenë protagonist absolut në fitoren e thellë 7-0 të Amedspor ndaj Adana Demirspor.

Sulmuesi nga Kosova realizoi dy gola, duke gjetur rrjetën në minutat 45’ dhe 59’, ndërsa qëndroi në fushë për 61 minuta.

Paraqitja e tij u vlerësua me notën e lartë 8.6, duke konfirmuar formën e jashtëzakonshme që po kalon këtë sezon.

Me këta dy gola, 28-vjeçari nga Vushtrria ka shkuar në kuotën e 16 golave dhe 3 asistimeve në Ligën e Parë të Turqisë, statistika që e bëjnë atë aktualisht golashënuesin më të mirë të kampionatit.

Hasani po vazhdon të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Amedspor dhe një emër kyç në garën për titull, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij të vazhdueshme në nivel të lartë.