I plagosuri në Mitrovicë është një 36-vjeçar, dërgohet në QKUK për trajtim

E publikuar: 01/02/2026 18:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Personi që mbeti i plagosur pasditen e sotme në Mitrovicë është dërguar për trajtim në QKUK.

Kështu ka njoftuar zëdhënësi i Spitalit Rajonal të këtij qyteti, Shpend Fazliu, i cili ndër të tjera bëri të ditur se 36-vjeçari ka plagë në këmbë.

“Rreth orës 13:50, një person (1990) është plagosur me armë, plaga hyrëse/dalëse në këmbë”, tha Fazliu.

“Pas trajtimit emergjent dhe konsultimit nga mjeku kujdestar ortoped, si dhe ekzaminimeve tjera, i plagosuri është transferuar në QKUK, për trajtim të mëtejmë!”.