Janjiq e përsërit se SHBA po përgatit një dokument për Kosovën e Serbinë: Burimet e mia janë ekspertët dhe politikanët

E publikuar: 01/02/2026 00:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti serb Dushan Janic është deklaruar sërish për një dokument të cilin thotë ai, po e përgatisin Shtetet e Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë edhe se burimet e tija janë ekspertë e politikanë.

“I qëndroj, por ka disa ndryshime, dhe di që termi ‘Non paper’ është i famshëm për Ballkanin dhe unë e përdor, dhe për Aleksandër Vuçiç apo për njerëz të tjerë. Po këtë herë fola për ekspert amerikan apo kongresmen që po përdorin baza për dialogun e ardhshëm. Sipas informacioneve që kam, kongresi amerikan pranoi ligjin për Ballkanin Perëndimor, edhe ai e thotë qartë se duhet të arrihet një marrëveshje për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Burimet e mia janë ekspertë dhe politikanë,” – tha Janic.