Bajrami: Nuk jam më nënkryetare e LDK-së, kam dhënë dorëheqje

E publikuar: 31/01/2026 21:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hymete Bajrami ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetares në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Bajrami në një deklaratë për Reporteri pas përfundimit të Kuvendit të LDK-së, ku Lumir Abdixhiku u konfirmua kryetar i partisë, tha se e respekton këtë vendim të delegatëve.

“Respektojmë vendimin e Kuvendit. Jo nuk jam më nënkryetare, kam dhënë dorëheqje”, tha ajo.