Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit T.P., i cili dyshohet për dhunimin e një 13-vjeçare në Istog.
“Masa e paraburgimit është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri T.P. ka kryer veprën penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1, si dhe lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa paraburgimi është caktuar mbi bazën e kushteve ligjore të parapara me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës. Paraburgimi i është caktuar nga data 29.01.2026, ora 14:30, dhe do të zgjasë deri më 28.02.2026, ora 16:00”, tha gjykata.
Policia e Kosovës e kapi në flagrancë T.P, 54-vjeçar. Në vendin e ngjarjes dje ka dalë edhe Prokurorja e shtetit, mbrojtësi i viktimave dhe institucionet tjera relevante.

















