Osmani e Kurti homazhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit në 29 vjetorin e rënies së tij bashkë me shokë

E publikuar: 31/01/2026 11:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot kanë bërë homazhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit në sheshin qendror të Prishtinës me rastin e 29 vjetorit të rënies së Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës e Hakif Zejnullahut.

Osmani dhe Kurti kanë kujtuar veprën e Zahir Pajazitit dhe bashkëluftëtarëve për lirinë dhe çlirimin e Kosovës.

Presidentja ka thënë se kjo ditë është frymëzuese për të gjithë popullin e Kosovës.

“Sakrifica e tyre ka vënë themele të forta për Republikën e Kosovës, themele ku qëndron edhe sot shteti i Kosovës”, ka thënë Osmani.