Dy aksidente me të lënduar brenda pak minutave në Prishtinë, policia jep detaje

E publikuar: 30/01/2026 20:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy aksidente me të lënduar ndodhën breda pak minutave në kryeqyetin tonë.

Aksidenti i parë ka ndodhur në rrugën Tirana në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënës polici për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ku bëri të ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor.

Pllana njoftoj se lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Tirana në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Sipas informatave fillarestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, ka thënë Pllana.

Ndërsa aksidenti i dytë, i cili cilësohet si i rëndë ndodhi në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.

Një person përfundoi me plagë në trup, si pasojë e përplasjes me një veturë.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit” ka thënë Pllana.