Në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, priti në takim Kyle Conahan, zyrtar i Departamentit të Shtetit të SHBA-së nga Zyra për Kundërterrorizëm.
Gjatë takimit, Drejtori Dibrani i informoi për zhvillimet, të arriturat dhe sukseset e Shërbimit Korrektues të Kosovës, si në nivelin vendor ashtu edhe në atë ndërkombëtare, me theks të veçantë në rolin dhe avancimin e Njësisë së Inteligjencës së SHKK-së.
Po ashtu, Drejtori Dibrani falënderoi për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se falë përkrahjes së partnerëve ndërkombëtarë, e në veçanti Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Shërbimi Korrektues i Kosovës sot është lider në rajon, si për nga trajtimi ashtu edhe për nga siguria, e po ashtu edhe shembull i suksesit dhe model për tu ndjekur nga vendet e rajonit.
Në takim u diskutua edhe për çështjet që lidhen me kundërterrorizmin, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe forcimin e sigurisë.
















