I dyshuari për vjedhje të rëndë tentoi arratisjen nga Pallati i Drejtësisë, dërgohet për mjekim

E publikuar: 29/01/2026 20:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person i dyshuar për “vjedhje të rëndë” ka tentuar të arratiset të mërkurën nga Pallati i Drejtësisë.

Enis Pllana, zëdhënës në Policinë e Kosovës për Rajonin e Prishtinës, tha për Gazetën Express se i dyshuari ka pësuar lëndime trupore gjatë tentativës për arratisje, i cili më pas është dërguar për trajtim mjekësor.

Konfirmimi i plotë i Pllanës:

Gjatë ditës së djeshme, një person i arrestuar nën dyshimet për kryerjen e veprës penale Vjedhje e rëndë, ka tentuar të arratiset nga Pallati i Drejtësisë, por i njëjti është ndaluar.

Gjatë tentimit për arratisje, i dyshuari ka pësuar lëndime trupore, për çka është dërguar për tretman mjekësor.