Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, Nenad Rashiq nga legjislatura e nëntë ishte në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit.
Për këtë temë ka folur Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.
Jakaj deklaroi se kryetari/ja i/e Kuvendit duhet ta zbatojë me përpikmëri vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Sipas secilit aktagjykim, prej vitit 2014-të, i ke 2 a 3 paragrafë ku thuhet se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të qëndrojnë në sallë dhe të votojnë pro, kundër ose edhe të abstenojnë”, deklaroi Jakaj.
Ai theksoi se nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda 30 ditëve “mund të ketë pasoja ndoshta edhe të shkuarjes në zgjedhjet e reja”./klankosova

















