Kryeprokurori i Gjakovës: Kemi edhe video incizimet që kanë qenë në vendnumërim

E publikuar: 28/01/2026 16:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelorë në Gjakovë, Enis Gashi ka thënë se si provë materiale kanë edhe video incizimet që kanë qenë në vendnumërim por që duhet kohë për t’i analizuar.

Ai tha se procesi në lidhje me falsifikimin e rezultatit zgjedhor që ndodhi në thuajse shumë komuna të Kosovës pasi u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, është në fazë të hershme.

“Janë siguruar të gjitha provat që kanë qenë të qasshme deri më tani duke përfshirë edhe video incizimet që kanë qenë në vendnumërim. Por sigurisht që kërkojnë një kohë të analizohen sepse është një fazë e hershme dhe e shpejtë”, tha Gashi.

Ai nuk bëri të ditur nëse kamerat janë me zë ose jo./eo