Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

E publikuar: 27/01/2026 21:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall i humbur nga familja gjatë ditës së sotme.

Të afërmit e tij thanë se i mituri nga Gadimja e Lipjanit nuk ishte kthyer në shtëpi pas përfundimit të mësimit.

Rastin për gjetjen e tij, për klanin e ka konfirmuar komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Brahim Shatrolli.

“Është gjetur me shenja jete. Aktualisht është duke u trajtuar në QKUK”, deklaroi ai, pa dhënë detaje tjera.