Obama dënon Trumpin për vrasjen e Alex Pretti në Minneapolis: Tragjedi dhe alarm për vlerat amerikane

E publikuar: 25/01/2026 20:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-Presidenti amerikan Barack Obama ka kritikuar drejtpërdrejt Presidentin Donald Trump për vdekjen e Alex Pretti, i cili u qëllua për vdekje nga agjentë federalë gjatë një proteste në Minneapolis.

Duke e cilësuar rastin si një tragjedi të rëndë dhe një thirrje alarmi për shoqërinë amerikane, Obama në një deklaratë të publikuar në emër të tij dhe bashkëshortes Michelle, ai thekson se kjo ngjarje duhet të shërbejë si një “wake-up call” për çdo amerikan, pavarësisht përkatësisë politike, pasi sipas tij vlerat themelore të kombit janë gjithnjë e më shumë nën sulm,

Në një deklaratë të postuar të dielën në rrjetin social X, Obama e quajti ngjarjen një “tragjedi zemërthyese” dhe akuzoi administratën aktuale se po përshkallëzon qëllimisht situatën.

“Kjo duhet të ndalojë”, tha Obama, duke theksuar se vrasja e Pretti-t duhet të shërbejë si një thirrje për zgjim për të gjithë amerikanët, pavarësisht përkatësisë politike. Sipas tij, shumë nga vlerat themelore të Shteteve të Bashkuara janë gjithnjë e më shumë nën kërcënim.

Në deklaratën e tij, Obama dënoi gjithashtu taktikat e përdorura nga ICE dhe agjentë të tjerë federalë, duke thënë se qytetarët në mbarë vendin janë me të drejtë të zemëruar nga veprimet e agjentëve të maskuar që, sipas tij, veprojnë pa përgjegjësi dhe me pandëshkueshmëri, duke frikësuar dhe rrezikuar banorët e një qyteti të madh amerikan.

Deklarata e Obamës përbën një ndërhyrje të rrallë dhe të hapur politike kundër një administrate në detyrë dhe ka nxitur reagime të forta politike, protesta dhe thirrje për hetim të plotë mbi rolin e autoriteteve federale në këtë rast.

Kujtojmë se një person vdiq pas të shtënave me armë zjarri në Minneapolis të shtunën, ku u përfshinë agjentë federalë të imigracionit nga Dogana dhe Mbrojtja Kufitare.