Presidentja takohet me mërgatën në Zvicër, i pranishëm edhe Kurti

E publikuar: 24/01/2026 21:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me mërgatën tonë në Zvicër.

Takimi zuri vend në Shtëpinë e Kosovës në Davos, ku të pranishëm ishin edhe pjesëtarë të qeverisë në detyrë, përfshirë dhe kryeministrin Albin Kurti.

Pas takimit, Osmani u shpreh falënderuese për mbështetjen e vazhdueshme që mërgata ka për Kosovën.

“Gjatë qëndrimit njëditor në Zvicër, ishte kënaqësi e veçantë ta takojmë mërgatën tonë në Shtëpinë e Kosovës në Davos. Secili prej tyre na bën jashtëzakonisht krenar me sukseset e të arriturat dhe jemi pafundësisht falënderues për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Kosovën” shkroi Osmani.