Gjatë një debati të tensionuar në dhomën e ndenjes, banorja Benita ka akuzuar publikisht produksionin e Big Brother VIP Kosova për dhënien e sinjaleve ndaj disa banorëve, duke nxitur reagime dhe diskutime të shumta në rrjetet sociale.
Debati ndodhi mes Benitës dhe Londrimit, kur banorja shprehu pakënaqësinë e saj me mënyrën se si po zhvillohet loja.
“Mjafton me ta japë Leonora një opinion dhe më të thënë ndërrone lojën, por lojtarët mos i ndro. Sinjal. Finalistë të dështuar, nëse ju shkoni në finale jeni të dështuar. Pse? Sepse merrni sinjale, merrni sinjale. A po mendon që unë jam budallçie a, a po mendon që unë s’po e di që ju po merrni sinjale? Sinjale jeni tu marr,” tha Benita gjatë përplasjes.
Me këto fjalë, ajo i referohej Klodit, Londrimit dhe Elijonës, duke i akuzuar se po marrin udhëzime të fshehta nga produksioni, gjë që sipas saj e dëmton lojën dhe bën diferencë mes banorëve.

















