Kreu i PDK-së, Bedri Hamza ka folur për ditën e zgjedhjeve.
Sipas tij, shpërndarja e miliona eurove për disa muaj rresht, ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
“Muajve të fundit, edhe para zgjedhjeve lokale janë dhënë qindra miliona euro. Kjo e ka bërë efektin e vet, domethënë përmes parave publike është ndikuar në vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Kjo dhe shumë faktorë kanë ndikuar që e kemi këtë rezultat”, tha Hamza në Klan Kosova.
Pos tjerash, ai shtoi se vendi mund të futet në një bllokadë financiare, ku mund të mos ekzekutohen pagat.

















