Presidentja Osmani ftohet nga Trump për të përfaqësuar Kosovën në Bordin e Paqe

E publikuar: 21/01/2026 08:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është ftuar personalisht nga Presidenti amerikan Donald Trump për të përfaqësuar Kosovën në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese.

Ajo e vlerësoi këtë iniciativë si historike, duke theksuar se lidershipi i guximshëm ndërton paqen përmes veprimit. Osmani rikujtoi rolin kyç të Shteteve të Bashkuara në sjelljen e paqes në Kosovë dhe theksoi se Kosova mbetet aleate e palëkundur e SHBA-ve në përpjekjet për një botë më të sigurt.