“365 fitore në 365 ditë” – Shtëpia e Bardhë në pikën e 147: Trump ndërmjetësoi normalizimin Kosovë-Serbi

E publikuar: 21/01/2026 07:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump / Foto FB-WH

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump / Foto FB-WH

Në njëvjetorin e inaugurimit si President i ShBA’së, Shtëpia e Bardhë ka bërë një përmbledhje të të arriturave të Donald Trump.

Aty listohen “365 fitore”, teksa tek e 147’ta përmendet Kosova.

“Ndërmjetësoi normalizimin e marrëdhënieve] Kosovë-Serbi”, thuhet në njoftimin e publikuar në webfaqen e Shtëpisë së Bardhë.

Këto “fitore”, Trump i prezantoi edhe në konferencën që mbajti me gazetarë. Madje, aty ai Kosovën e Serbinë i listoi tek ato që ai i përshkroi si ndërprerje “e konflikteve” nëpër botë, me ndërmjetësimin e tij si President i SHBA’së.