IKSHP tregon zonat ku uji nuk rekomandohet për pije

E publikuar: 20/01/2026 22:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka treguar zonat ku uji nuk rekomandohet për pije.

Në njoftim tregohet këto zona, duke përfshirë edhe rajonin e Prishtinës e të Gjilanit.

Njoftimi i plotë:

Situata me ujin e pijshëm

20 janar 2026

IKSHPK vazhdon me monitorimin e cilësisë së ujit për pije.

Në tekstin më poshtë i gjeni zonat ku UJI NUK REKOMANDOHET PËR PIJE:

Rajoni i Prishtinës

Fabrika për trajtimin e ujit Badoc,

Vragoli.

Rajoni i Gjilanit

Kamenicë – Stacioni i pompimit nr. 2, Bahqja dhe fshati Berivojcë.

Rajoni i Pejës

Klinë – rrjeti nga puset dhe rrjeti nga burimi Jarinë.

Rajoni i Gjakovës

Burimet – Hoçë e Madhe, Opterushë dhe Zaqishtë.

Rajoni i Prizrenit

Malishevë.