“Edhe rrymë s’kemi, edhe kemi pagu edhe deputetja është paditë” Haziri reagon për veprimin e KEK ndaj Janina Ymerit

E publikuar: 20/01/2026 22:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
LutfiHaziri

LutfiHaziri

“Edhe rrymë s’kemi, edhe kemi pagu edhe deputetja është paditë” Haziri reagon për veprimin e KEK ndaj Janina Ymerit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se sot qytetarët nuk e kanë nevojën më bazike: rrymën.

Ai ka thënë se Janina Ymeri nga LDK është paditur vetëm pse po tregon pse sot nuk ka rrymë.

“Për padinë që sindikata e KEK-ut ia bërë një koleges sonë, që ka me u certifiku deputete. Vetëm sepse ajo tregon pse Kosova s’ka rrymë e pse shpijat tona janë të ftohta. Komuna si Gjilani nuk ka rrymë, na sot nuk e kem nevojën elementare, që nuk është vetëm nevojë, por edhe siguri e jetë”, ka thënë ai.