Macroni e quan ‘të papranueshëm’ kërcënimin me tarifa të Trumpit

E publikuar: 20/01/2026 16:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti francez Emmanuel Macron ttha se “akumulimi i pafund i tarifave të reja” nga SHBA-ja është “thelbësisht i papranueshëm”.

Macron shton se kjo është edhe më e vërtetë kur tarifat “përdoren si levë kundër sovranitetit territorial”.

Ai i bëri deklaratat në forumin e liderëve botërorë në Davos, disa ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump njoftoi tarifa të reja për vendet që kundërshtojnë planin e tij për të zotëruar Grenlandën

Më parë, Trump tha se nuk kishte “kthim prapa” në planin e tij, duke pretenduar se “Grenlanda është e domosdoshme për sigurinë kombëtare dhe botërore”

Dhe Trump ndau një mesazh, me sa duket nga Emmanuel Macron, në të cilin Macron tha: “Nuk e kuptoj çfarë po bëni në Grenlandë”, raporton BBC.

Trump ndau gjithashtu një mesazh nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s dhe postoi imazhe të gjeneruara të vetes duke vendosur një flamur amerikan në Grenlandë.