Policia thirrje qytetarëve që morën shërbime nga Arianit Sllamniku

E publikuar: 20/01/2026 15:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të cilët kanë marrë shërbime nga Arianti Sllamniku tashmë i arrestuar, të paraqiten te njësiti i hetimeve rajonale në Gjilan.

“Policia e Gjilanit fton të gjithë qytetarët që kanë marrë shërbime shëndetësore ose konsultime nga personi i përmendur dhe që mendojnë se mund të jenë dëmtuar, qoftë materialisht ose shëndetësisht, të paraqiten në ambientet e Njësisë së Hetimeve Rajonale në Gjilan për intervistim. Qytetarët e bashkëpunueshëm do të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Policia siguron që çdo informacion i dhënë do të trajtohet konfidencialisht dhe do të kontribuojë në procesin hetimor në përputhje me ligjin”, thuhet në thirrjen e policisë.

Kujtojmë që pretendohet se Sallamniku ka pretenduar se po shëron fëmijët autik e nga prindërit e të cilëve përveç që ka marrë para, u ka sugjeruar për përdorim edhe substancave të destinuara për kafshë.