Kërkohej nga Sllovenia, Gjykata në Pejë i cakton paraburgim

E publikuar: 19/01/2026 23:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata Themelore në Pejë ka mbajtur seancë dëgjimore lidhur me kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të kërkuarit E.B., shtetas i Republikës së Kosovës, i cili kërkohet nga autoritetet e Sllovenisë.

Pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë, gjykata ka vendosur caktimin e masës së paraburgimit në pritje të ekstradimit, duke filluar nga data 17 janar 2026, në ora 23:30, deri më 26 shkurt 2026.

Sipas autoriteteve, E.B. dyshohet për veprën penale “Sjellje e dhunshme”, sipas Kodit Penal të Republikës së Sllovenisë, si dhe për veprat penale “Sulmi” dhe “Vrasje e mbetur në tentativë”, sipas dispozitave përkatëse të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Procedurat për ekstradimin e tij do të zhvillohen në bashkëpunim me autoritetet kompetente ndërkombëtare.