Edona Llalloshi e dërgon sërish ish-bashkëshortin në polici, ndërsa gjykata ia hedh poshtë një aktakuzë

E publikuar: 19/01/2026 21:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drama mes Edona Llalloshit dhe ish-bashkëshortit të saj, Gazmond Haxhifejzullahu, po vazhdon ende. Ngjarja e fundit lidhet me ditën e premte, kur sipas një vendimi gjyqësor, Haxhifejzullahu kishte të drejtë t’i merrte fëmijët nga shkolla. Por, në prani të drejtoreshës dhe psikologes së shkollës, fëmijët refuzuan të shkonin me babain e tyre.

Haxhifejzullahu ka deklaruar për Insajderin se më pas është drejtuar në Qendrën për Punë Sociale, ku sipas tij, është tentuar të organizohet një takim me fëmijët.

Megjithatë, Edona Llalloshi nuk ka pranuar t’i sjellë ata, duke pretenduar se psikologia e QPS ka keqpërdorur detyrën dhe ka dëshmuar gjëra të pavërteta.

Situata u përshkallëzua edhe më tej, kur Haxhifejzullahu thotë se është përballur me motrën e Edona Llalloshit në kursin e djalit të tij, e cila më pas, sipas tij, në koordinim me Edonën, ka njoftuar policinë.

Si pasojë, ai është intervistuar sot nga policia nën pretendimin se ka shqetësuar familjarët e saj. Në deklaratën e dhënë në polici, Haxhifejzullahu mohon çdo kërcënim apo përdorim të gjuhës frikësuese, përfshirë edhe pretendimet për përmendje të bombës.

Ai thekson se veprimet e tij kanë qenë vetëm në funksion të realizimit të së drejtës prindërore. Ai pohon se ekzistojnë vendime gjyqësore që ia garantojnë kontaktin me fëmijët, por që nuk janë zbatuar, duke shtuar se prej rreth nëntë muajsh nuk ka pasur asnjë kontakt të rregullt me ta.

Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka hedhur poshtë aktakuzën e Prokurorisë ndaj Gazmond Haxhifejzullahut për veprën penale “Mosrespektim i gjykatës”. Sipas aktvendimit të dhjetorit 2025, gjykata ka konstatuar se nuk ka prova të mjaftueshme për shkelje ligjore, duke vlerësuar se kontaktet e tij me fëmijët kanë ndodhur në hapësira publike dhe brenda ushtrimit të së drejtës prindërore.

Detaje nga storja e plotë: