Ministria e Shëndetësisë reagon ndaj pretendimeve të Arianit Sllamnikut, aktivizon policinë dhe prokurorinë

E publikuar: 19/01/2026 21:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Shëndetësisë ka shprehur shqetësim lidhur me raportimet në media dhe rrjete sociale për pretendimet e Arianit Sllamnikut për “shërimin e autizmit”.

Në reagimin e saj, Ministria u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes dhe t’u besojnë vetëm metodave të verifikuara shkencërisht, të cilat ofrohen nga institucione dhe profesionistë shëndetësorë të licencuar.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se për këtë rast janë informuar institucionet kompetente dhe se është në koordinim me Policinë e Kosovës për trajtimin e mëtejmë të çështjes, në përputhje me kompetencat ligjore.