I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen, ka shkruar pas takimit me zyrtarë serbë në Beograd, por pa takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.
Bisedat me këta zyrtarë i ka qujtur si substanciale për dialogun dhe normalizimin.
Ai përmendi rrugën e Serbisë për Bashkimin Evropian, duke theksuar nevojën për përparim në dialog.
“Në Beograd javën e kaluar, pata bisedime të dobishme dhe thelbësore mbi pritjet tona për procesin e normalizimit në vitin 2026. Nënvizova se përparimi në rrugën e Serbisë drejt BE-së ka nevojë për përparim në Dialog”, ka thënë ai.

















