Tarifat, kryeministri i Grelandës iu bashkohet protestave kundër vendimit të Trump

E publikuar: 17/01/2026 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Grelandës, Jens‑Frederik Nielsen, iu bashkua protestave pas paralajmërimeve të presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave ndaj vendeve evropiane që kanë dërguar trupa në ishullin Arktik.

Trump njoftoi se do të vendosë tarifa prej 10% për mallrat e eksportuara nga vendet e NATO-s – përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Gjermaninë, Norvegjinë, Suedinë, Holandën dhe Finlandën – duke rritur normën në 25% nga 1 qershori, nëse nuk arrihet një marrëveshje për “blerjen e plotë dhe totale të Groenlandës”.

Në një postim në Truth Social, Trump akuzoi këto vende se “kanë udhëtuar drejt Groenlandës për qëllime të panjohura” dhe e cilësoi situatën “shumë të rrezikshme për sigurinë dhe mbijetesën e planetit tonë”. Ai shtoi gjithashtu se Kina dhe Rusia synojnë Groenlandën dhe se “Danimarka nuk mund të bëjë asgjë në lidhje me këtë”, shkruan TCH.

Kryeministri i Groenlandës reagoi duke u bashkuar me protestat kundër kërcënimeve të SHBA-së, duke shprehur shqetësim për tensionet dhe pasojat që këto masa mund të kenë për ishullin dhe popullsinë lokale.