Raportet financiare për fushatën e zgjedhjeve lokale, kaq thonë se harxhuan PDK, LDK e AAK

E publikuar: 16/01/2026 20:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shpenzimet e raportuara nga partitë politike për zgjedhjet lokale të tetorit 2025.

Partia Demokratike e Kosovës në raportin e dorëzuar në KQZ ka raportuar shpenzime rreth 273 mijë euro, derisa të hyra rreth 249 mijë euro.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka raportuar shpenzime për këtë fushatë 203 mijë euro, derisa të hyra vetëm 23 mijë e 540 euro.

Ndërsa AAK e Ramush Haradinajt ka shpenzuar më së paku për fushatë, duke raportuar vetëm 24 mijë e 187 euro dhe të hyra rreth 86 mijë euro.

Nëse bëhet një kalkulim, Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar pothuajse dyfishin e të tri partive bashkë.