Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaqi ka marrë vendim që t’i ndajë 350 euro në muaj për familjet që strehojnë fëmijë pa përkujdesje prindërore.
Njoftimi i plotë:
Sot kam nënshkruar vendimin që familjet strehuese në Komunën e Obiliqit, ato që hapin derën dhe zemrën për fëmijët pa përkujdesje prindërore, të mbështeten me 350 euro në muaj.
Komuna do të jetë pranë atyre që bëjnë më shumë për shoqërinë.
















