Trump thotë se SHBA-ja po merr miliona fuçi nafte nga Venezuela: Vlera mbi 5 miliardë dollarë në ditë

E publikuar: 13/01/2026 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi së fundmi se Shtetet e Bashkuara po marrin “miliona e miliona fuçi nafte”, duke vënë në dukje se importet e naftës kanë arritur nivelin e 50 milionë fuçive në ditë, me një vlerë tregu që kap mbi 5 miliardë dollarë vetëm për një ditë të vetme.

“Anijet më të mëdha në botë mund të transportojnë rreth një milion fuçi,” tha lideri amerikan.

“Por ne kemi 50 milionë fuçi. Mendoni vetëm për këtë sasi,” shtoi ai.

Sipas ekspertëve, këto shifra tregojnë shkallën e jashtëzakonshme të operacioneve tregtare të SHBA-së dhe ndikimin e tyre në furnizimin global me naftë.

Lëvizja vjen në një kohë kur çmimet e energjisë dhe stabiliteti i tregjeve janë nën vëzhgim të vazhdueshëm nga investitorët dhe qeveritë e ndryshme.

Ndryshe, Trump ka paralajmëruar gjithashtu se do të ketë investime 100 miliardë dollarëshe në industrinë e Venezuelës pas kapjes së presidentit të vendit, Nicolas Maduro.