Kuvendi i Kosovës në legjislaturën e re do të vazhdojë të ketë brenda vetes fytyra të njohura që kanë kaluar në së paku dy parti.
Janë së paku 10 deputetë të cilët tashmë kanë fituar mandatin në Kuvendin e Kosovës dhe që më parë kanë qenë pjesë e partive të tjera politike.
Ky fenomen i ndërrimit të partive nga deputetët ka vazhduar për vite me radhë dhe duket se nuk po ndalet as në legjislaturën e re.
“Transferimi” i deputetëve, tregon se kufijtë ideologjikë në Kosovë mbeten vetëm deklarativë përballë pragmatizmit politik dhe lëvizjeve të interesit elektoral.
Nga të dhënat e analizuara nga Telegrafi, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka qenë përfituesja më e madhe e këtyre lëvizjeve, duke integruar në radhët e saj 7 nga 10 deputetët emigrues.
Ndërkohë, në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) kanë aderuar 2 emra, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 1 deputet nga radhët e rivalit të saj kryesor.
Këto lëvizje flasin për një mungesë stabiliteti të brendshëm të partive politike dhe pakënaqësi të individëve me strukturat udhëheqëse.
| Deputeti/ja | Partia Aktuale | Partitë e mëparshme / Historiku |
| Mimoza Kusari Lila | LVV | Ish-deputete e AKR (2010), pjesë e koalicionit LDK-AKR (2017). |
| Albena Reshitaj | LVV | Ish-ministre e AKR (2017), më pas deputete në AAK (2019). |
| Haxhi Avdyli | LVV | Ishte pjesë aktive e LDK-së (deputet në 2017) para se t’i bashkohej Guxo/LVV. |
| Andin Hoti | LVV | Ka shërbyer si deputet i PDK-së (2017). |
| Adelina Grainca | LVV | E zgjedhur fillimisht nga PDK (2021), u transferua menjëherë në LVV. |
| Agim Bahtiri | LVV | Ish-nënkryetar i AKR-së dhe kryetar komune nga kjo parti. |
| Labinotë Demi Murtezi | LVV | Deputete e koalicionit PD-PDK në vitin 2014. |
| Doarsa Kica Xhelili | LDK | Fitoi mandatin me LVV (Lista Guxo, 2021) para se të kalonte në LDK. |
| Ukë Rugova | LDK | Ka pasur një rrugëtim përmes AAK-së dhe Listës Rugova (deputet 2010). |
| Eman Rrahmani | PDK | I zgjedhur si deputet i LVV-së (2021), tani pjesë e PDK-së. |

















