Presidentja kujton Enver Malokun: Ishte zëri i urtësisë në kohët më të rënda për Kosovën

E publikuar: 11/01/2026 13:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka përkujtuar veprimtarin dhe udhëheqësin e Qendrës për Informim të Kosovës, Enver Maloku, në 27 vjetorin e vrasjes së tij.

Osmani tha se Maloku, besoi te fuqia e fjalës, te dialogu dhe te vizioni rugovian i lirisë, një Kosovë e lirë, demokratike dhe e orientuar drejt Perëndimit.

“Ai ishte zëri i urtësisë dhe i dinjitetit në kohët më të rënda për Kosovën, arkitekt i komunikimit politik që e çoi të vërtetën tonë përtej kufijve”, tha Osmani.

Tutje, shefja e shtetit theksoi se Maloku i shërbeu atdheut me integritet dhe përkushtim, duke lënë gjurmë të thella në rrugën tonë shtetformuese.

“Vrasja e Enver Malokut është krim që ende kërkon vënien e autorëve para drejtësisë. Është obligim i institucioneve të drejtësisë dhe borxh ndaj zërit të së vërtetës sonë. Lavdi jetës dhe veprës së Enver Malokut!”, deklaroi ajo