Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar sot me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Përmes një postimi në Facebook, ambasadori ka shkruar se ishte një kënaqësi të takohej me Presidenten Osmani për të ndarë shpresat dhe dëshirat për vitin 2026.
“Ne shprehëm shpresën se viti i ri do ta shohë Kosovën duke vepruar me një qëllim të ripërtërirë, duke shfrytëzuar në maksimum mundësitë politike për t’u rikthyer në rrugën e duhur dhe për të arritur përparim drejt së ardhmes së saj euroatlantike, duke përfshirë edhe anëtarësimin përfundimtar në NATO”, shkroi ai.

















