Vdes njëri nga të aksidentuarit e familjes nga Rahoveci që bëri aksident rrugës për Gjermani
Një aksident i rëndë ka ndodhur të mërkurën, më 7 janar 2026, në zonën e Waldshut-Tingen, pranë kufirit me Zvicrën, ku është përfshirë një familje pesëanëtarëshe shqiptare.
Familja po kthehej nga Kosova, ku kishte qëndruar gjatë pushimeve të fundvitit, ndërsa aksidenti ndodhi vetëm pak minuta para se të mbërrinin në vendin ku jetojnë.
Lajmi është konfirmuar edhe nga policia gjermane, e cila ka bërë të ditur se përveç pesë anëtarëve të kësaj familjeje, i lënduar ka mbetur edhe një person i gjashtë.
Ndërkohë, një familjar i familjes Morina ka bërë të ditur se nga ky aksident ka humbur jetën nipi i tij.



















