Një aksident ka ndodhur gjatë pasditës së sotme në qendër të qytetit të Mitrovicës.
Sipas pamjeve të publikuara, vërehet se një veturë ka goditur një shtyllë.
Si pasojë e aksidentit, ka edhe persona të lënduar.
Autoambulanca ka arritur në vendin e ngjarjes dhe të lënduarit janë duke u trajtuar.