Dy persona janë plagosur në Podujevë mbrëmjen e së dielës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti thekson se policia ka arrestuar dy të dyshuar.
“Rreth orës 20:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në rrugën Zahir Pajaziti në Podujevë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se dy persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim rreth këtij rasti. Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si vrasje në tentativë policia ka arrestuar dy persona të dyshuar”, deklaroi ajo.
Sipas Ahmetit, rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.
IndeksOnline ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes. Në bazë të pamjeve, shihet se incidenti ka ndodhur pranë një pompe derivatesh, ku edhe janë vendosur numrat e provave nga Policia e Kosovës.

















