Ushtroi dhunë psikike ndaj nënës, arrestohet e dyshuara në Lipjan

E publikuar: 03/01/2026 09:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një femër është arrestuar, pasi e njëjta ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së saj.

Rasti ka ndodhur në Lipjan, të premten.

Policia e Kosovës njofton se me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Lipjan 02.01.2026 – 11:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës se saj. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.