Kupa e Botës FIFA do të mbahet nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026 në SHBA, Meksikë dhe Kanada ndërkohë që Shqipëria ka ende shanse për të qenë atje në sajë ndeshjeve të Play-off-it që do të luajmë në muajin mars me Poloninë më datë 26-të.
Ndërkohë Serbia që ishte në një grup me ne, u eliminua në sajë të fitores së kuqezinjve në Leskovc duke e lënë në vendin e tretë pas Anglisë dhe ekipit tonë që u rendit i dyti. Dhe është pikërisht ajo humbje me Shqipërinë që serbët qajnë ende dhe me sa duket përveç eliminimit, dorëoheqjes së Pixit të famshëm (trajneri Dragan Stojkoviç) i ka kushtuar atyre edhe një humbjen e një shume të madhe parash.
Serbia mbeti pa një sasi të madhe parash
Federata e Futbollit e Serbisë do të merrte një shumë të madhe parash nëse ekipi kombëtar arrinte të kualifikohej për Kupën e Botës në vitin 2026. Kupa e Botës 2026 do të jetë historikisht “e pasur” si për ekipet kombëtare pjesëmarrëse, ashtu edhe për klubet, lojtarët e të cilëve do të marrin pjesë. Kur bëhet fjalë për këtë, ende nuk dihet saktësisht se sa para do të përcaktojë FIFA si “dietë” për secilin lojtar dhe ekip që merr pjesë në fazën finale, por ka njoftime se ky buxhet do të jetë më i madh se kurrë. Nga ana tjetër, dihet tashmë se buxheti që do t’u shpërndahet ekipeve kombëtare do të jetë rekord.
Nuk ka të dhëna zyrtare, por supozimi është se fondi i çmimeve do të jetë më i madh se një miliard dollarë amerikanë, domethënë, po kaq para do t’u shpërndahen Kombëtareve pjesëmarrëse. Për shembull, fondi i çmimeve tre vjet më parë në Katar ishte “vetëm” 440 milionë dollarë, shkruan TCh.
Përveç parave që ekipet do të marrin vetëm për pjesëmarrjen në turne, ka çmime për çdo hap në fazën eliminatore, dhe përmendet gjithashtu se FIFA mund të prezantojë një revolucion për të shpërblyer posaçërisht pikët e fituara në grup. Spekulohet se çdo barazim mund të shpërblehet me një milion dollarë, ndërsa fitorja me dyfishin e parave. Kjo do t’u lejonte ekipeve të mbushnin arkat edhe para fillimit të fazës eliminatore, në të cilën do të shpërndahen edhe më shumë para! Por le të shkojmë me radhë…
Secila prej 48 ekipeve pjesëmarrëse në Kupën e Botës 2026 duhet të marrë midis 9,000,000 dhe 13,000,000 dollarëve, pavarësisht se çfarë bëjnë gjatë turneut. Nëse futja e shpërblimeve për rezultatet e grupeve rezulton e saktë, kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë, madje edhe për ato ekipe që eliminohen në fazën e grupeve dhe nuk e përfundojnë garën pa pikë.
7,500,000 dollarë shtesë do t’u jepen ekipeve që arrijnë në fazën eliminatore, çerekfinalet do të shpërblehen me 13 milionë dollarë të tjerë, dhe gjysmëfinalet me deri në 21,000,000 dollarë! Gjysmëfinalistët humbës mund të marrin rreth 25 milionë dollarë, ndërsa finalistët do të marrin në shtëpi një shpërblim për humbësin rreth 30 dollarë dhe fituesi rreth 50 milionë dollarë. Për shembull, Kroacia arriti në finalet e Rusisë në vitin 2018 dhe mori 28,000,000 dollarë për këtë, dhe tani për një sukses të tillë do të fitonin midis 50 dhe 55 milionë dollarë.


















