Ku dhe çka eksportoi Kosova më shumë gjatë vitit 2025-Statistikat

E publikuar: 02/01/2026 20:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dogana e Kosovës ka njoftuar se për periudhën janar–nëntor 2025, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë dy partnerët kryesorë tregtarë të vendit, duke përthithur pothuajse gjysmën e eksporteve totale të Kosovës.

Sipas këtyre të dhënave vlera e përgjithshme e eksporteve të Kosovës ka qenë mbi 110 milionë euro (pa përfshirë dhjetorin).

Vendet ku Kosova ka eksportuar më shumë:

Shqipëri – 38,135,646

Maqedonia e Veriut – 29,299,750

Turqi – 9,773,293

Itali – 6,475,230

Bullgari – 5,647,172

Serbi – 5,596,684

Mali i Zi – 4,620,140

Gjermani – 4,602,711

Zvicër – 4,270,647

Suedi – 2,063,812

Këto shifra tregojnë se tregjet e rajonit, në veçanti Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, përbëjnë bazën kryesore të eksporteve të Kosovës, ndërsa një pjesë e konsiderueshme drejtohet edhe në vendet e Bashkimit Evropian dhe Turqinë.

Produktet më të eksportuara

Top 10 produktet më të eksportuara nga Kosova (sipas sasisë):

Pije freskuese (ujë me shtesa) – 59,454,548

Ujë mineral natyral, jo i karbonuar – 18,494,324

Birrë në shishe – 7,827,529

Produkte të tjera të pijeve – 6,845,923

Pëlhura tekstili (fibra sintetike) – 5,368,161

Produkte të tjera të pijeve (kategori tjetër) – 3,531,365

Pëlhura tekstili (variant tjetër) – 3,057,765

Tulla ndërtuese prej qeramike – 2,940,618

Shishe dhe ambalazh plastik – 2,187,818

Verë e kuqe – 1,233,547